Një takim mes presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka përfunduar pa përparime të qarta, njoftoi Bashkimi Evropian.
”Juncker i tha Johnsonit se është përgjegjësia e Britanisë së Madhe të gjejë zgjidhje ligjore funksionale që janë në përputhje me marrëveshjen e tërheqjes nga BE”, tha komisioni.
“Presidenti Juncker theksoi gatishmërinë e vazhdueshme të komisionit dhe sinqeritetin për të kontrolluar nëse këto propozime i përmbushin objektivat e vëna. Propozime të tilla ende nuk janë bërë”, shton deklarata.
Takimi i drekës u përshkrua si një shans për të vlerësuar bisedimet në vazhdim, në një nivel të lartë dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm, duke vënë në dukje se samiti i BE-së në tetor do të jetë një moment i rëndësishëm historik.
”Të 27 vendet e mbetura anëtare të BE-së, mbeten të bashkuara”, thuhet në deklaratë./ATSH/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...