Asnjë “perde e hekurt” mes Rusisë dhe SHBA-ve, thotë Lavrov

01:03 | 26 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Nuk ka asnjë “perde të hekurt” të re mes Rusisë dhe SHBA-ve, ka deklaruar Ministri i Jashtëm rus, duke parashikuar se marrëdhëniet mes dy vendeve do të përmisohen.

“Unë nuk mendoj se termi ‘perde e hekurt’ mund të aplikohet në marrëdhëniet Rusi-SHBA”, tha Sergey Lavrov për “Ria Novosti”, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, një numër veprimesh që janë ndërmarrë nga pala amerikanë, nuk është se e kanë “ngrohur zemrën” e Rusisë, tha diplomati.

Në theks ai ka vendosur sanksionet e imponuara ndaj Moskës dhe konfiskimin e pronës së saj diplomatike në tokën amerikane, si dhe kufizimet e vendosura në mediar ruse.

Lavrov shtoi se “Rusia do të vazhdojë të mbrojë vazhdimisht dhe fuqishëm pozitën tonë”, ndërsa ka shtuar se “hysteria ruse” ka arritur majat në Uashington./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme