Rusia “urdhëroi” për një armëpushim të shkurtër në Ghoutan Lindore, me qëllim që të lejohen ndihmat humanitare, por deri me tani asnjë civil nuk është larguar nga korridori i krijuar.
Ndërkohë, sulmet ajrore kanë vazhduar mbi zonën që kontrollohet nga forcat opozitare, transmeton portali arbresh.info
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka fajësuar rebelët, duke thënë se ‘janë ata që po i pengojnë civilët të largohen’ dhe sugjeroi se Rusia ‘nuk do të toleronte situatën e krijuar atje’.
Rusia urdhëroi një pausë prej pesë orësh për të lejuar edhe civilët që të largohen nga vendi, por deri me tani asnjë ndihmë nuk ka arritur dhe asnjë civil nuk është larguar.
Banorët thonë se nuk i besojnë armëpushimit, ndërsa OKB-ja e ka kritikuar marrëveshjen e njëanëshme, duke theksuar se ajo nuk ka dhënë garanci për banorët.
Urdhëri i Rusisë erdhi pas miratimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushim 30 ditor.
Sulmet ajrore po vazhdojnë të godasin zonën që është shtëpi për rreth 400 mijë civilë./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën