Asistentja personale e Ivanka Trump, vajzës dhe këshilltares së presidentit amerikan Donald Trump, është diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19)
Sipas CNN, asistentja tashmë dy muaj punon nga distanca për shkak të pandemisë.
Siç raportohet, ajo nuk ka shfaqur asnjë simptomë të virusit.
Po ashtu njoftohet se Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner dje rezultuan negativë në testin për COVID-19.
Më herët u raportua se 11 anëtarë të Shërbimit Sekret të SHBA-së janë diagnostikuar me virusin, por nuk u shpalosën detaje nëse kanë pasur kontakt me presidentin ose nënpresidentin amerikan./AA
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë