Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës që të nënshkruajnë një marrëveshje shumëpalëshe, duke krijuar një mekanizëm për të kompensuar “çdo person që ka vuajtur nga veprimet e ushtrisë ruse”.
Në fjalimin e tij të përnatshëm, Zelensky tha se fondet dhe pronat ruse që ndodhen në vendet aleate duhet të konfiskohen ose ngrihen dhe më pas të drejtohen në një fond të krijuar posaçërisht nga i cili “të gjithë të prekur nga agresioni rus do të jenë në gjendje të marrin kompensimin e duhur”, transmeton portal arbresh.info
“Ne po punojmë për të siguruar që Rusia të kompensojë, në një mënyrë ose në një tjetër, për gjithçka që ka shkatërruar në Ukrainë”, tha Zelensky.
“Çdo shtëpi e djegur, çdo shkollë e rrënuar, spital i rrënuar, secila shtëpi e kulturës dhe infrastrukturës e hedhur në erë, çdo ndërmarrje e shkatërruar, çdo biznes është ndalur. Rusia do të ndiejë peshën e vërtetë të çdo rakete, çdo bombe që ka lëshuar në të gjithë Ukrainën”, tha ai.
Pas samitit të G7-tës të mbajtur në Gjermani, ministri gjerman i financave, Christian Lindner tha se sekuestrimi i aseteve ruse për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës “është parë si një mundësi”.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se plani për të përdorur asetet e sekuestruara ruse për të paguar për rindërtimin në Ukrainë do të ishte “vjedhje e plotë”./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...