Një asamblist komunal në veri të Spanjës ka ofruar dorëheqjen, pasi pa dashje transmetoi një video të vetes duke bërë dush në një takim online të Këshillit.
Në fillim të kësaj jave asamblistët në Torrelavega u mblodhën online për të folur lidhur me problemet që po përballet komuna e tyre prej 52 mijë banorëve, transmeton portali arbresh.info.
Pas protokolleve të vendosura kur koronavirusi shtrëngoi kontrollin e tij për Spanjën, gjysmë duzina këshilltarësh u thirrën në video-konferencë në 8 të mëngjesit, duke e transmetuar atë në internet për gazetarët dhe banorët.
Ndërsa mbledhja u zgjatë deri mesditën e kaluar, Bernardo Bustillo, i cili punon me kohë të pjesshme me bashkinë, filloi të shqetësohej se ai nuk do të kishte kohë të dush dhe ta transferonte vajzën e tij për angazhimet e saj para se të shkonte në punën e tij tjetër si një instruktor noti.
Ai doli me atë që i dukej zgjidhja e përsosur për multitask; duke tërhequr kompjuterin në banjë dhe duke minimizuar ekranin e bisedës, në mënyrë që të mund të dëgjonte në mbledhje ndërsa bënte dush.
Por, për të u bë makthi realitet. Gjersa kolegët e tij po bisedonin për pastrimin e lumit lokal, u shfaq pamja e tij duke u pastruar.
Ndërsa videoja e incidentit bëri xhiron në internet, Bustillo deklaroi në mediat sociale, duke thënë se ai ishte në “paqe të plotë” me ato që kishin kaluar.
Ai theksoi se kishte qenë një aksident i pafajshëm – një dështim i njohurive teknologjike, sesa diçka dashakeqe./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit