“As 10 Donald Trump’a nuk mund të prishin marrëveshjen bërthamore më Iranin”

22:31 | 7 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka hapur vitin akademik në Universitetin e Teheranit me një përgjigjje kërcënuese kundër Presidentit Donald Trump, i cili ka theksuar se do të ‘rishqyrtojë’ marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump tha se do të heq dorë nga marrëveshja, e cila edhe pritet të vihet në zbatim gjatë javës së ardhshme, transmeton portali arbresh.info

“Negociatat bërthamore dhe marrëveshja kanë arritur përfitime që janë të pakthyeshme. Askush nuk mund të prish marrëveshjen, as Trump dhe Trump’a tjerë”, ka thënë Rohuani.

Shtëpia e Bardhë këmbëngul se Irani po thyen shpirtin e marrëveshjes, pasi sipas tyre Irani po vazhdon të mbështesë Hezbollahun në Liban dhe Presidentin Bashar al-Assad në Siri. Trump ka premtuar “përgjigje të reja” për të trajtuar të dyja çështjet./arbresh.info/

Të ngjashme