Artisti kontravers rus, Petr Pavlensky, është dërguar në një spital të psikiartisë, pasi i vendosi zjarrin një banke në Paris.
Pavlensku u arrestua për shkak të dëmtimit me zjarrvënie, transmeton portali arbresh.info
Bashkë me të është arrestuar edhe gruaja e tij Oksana Shalygina, e cila vazhdon të mbetete në paraburgim.
Në një deklaratë në lidhje me performancën, Pavlensku pati thënë se “bankierët kanë marrë vendin e monarkëve” dhe ka premtuar “ringjalljen e Francës revolucionare”.
Pavlensky është larguar nga Rusia gjatë këtij viti, pas akuzave për sulme seksuale. Performancat e tij të njohura janë ato që janë mbajtur në Sheshin e Kuq në vitin 2013, si shenjë proteste ndaj indiferencës politike dhe vendosjen e zjarrit në derën e ndërtesës së Lubjanka.
Çifti i është dhënë azil në maj të këtij viti, ndërsa para mediave ata kanë deklaruar se janë duke mbijetuar duke vjedhur nëpër dyqane dhe “duke e bërë jetën e njejtë si shumica e popullit francez”./arbresh.info/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj