Policia spanjolle ka mundur të sekuestrojë 12 mijë armë zjarri, me një vlerë prej mbi 10 milionë eurosh nëse do të shiteshin në treg të zi, përfshi këtu edhe armë të rënda automatike që mund të ishin të afta të rrëzonin edhe një avion pasagjerësh.
Sasia tmerruese e armatimeve përfshinte edhe automatikë ushtarakë, mitralozë të rëndë dhe një shumëllojshmëri pistoletash. Katër meshkuj dhe një femër janë arrestuar pas një hetimi të gjatë.
Nga sa raportohet, anëtarët e grupit kriminal i kishin blerë në mënyrë ligjore pjesët e çmontuara të armëve të zjarrit, e më pas i kishin kthyer ato tërësisht operacionale në një dyqan ilegal shitjesh armësh. Gjithashtu mësohet se edhe atentatorët e sulmit ndaj “Charlie Hebdo” kanë përdorur një metodë të ngjashme për të siguruar armët e zjarrit.
Një zëdhënës i qeverisë spanjolle tha se “kjo metodë veprimi për blerjen e armëve është e njëjta e përdorur edhe nga agresorët që kryen sulmet në Paris më 7 janar të vitit 2015, kundër punonjësve të të përjavshmes satirike ‘Charlie Hebdo’, sulm pas të cilit mbetën 12 persona të vrarë dhe 11 të tjerë të plagosur, që të gjithë me pjesë të çmontuara armësh të rivëna në funksionim në atë kohë nga një armëpunues sllovak”.
Ai konfirmoi më tej se operacioni policor erdhi pas mbikëqyrjes së zhvilluar ndaj armëve të përdorura nga terroristët në sulmin ndaj muzeut hebraik në Bruksel më 24 maj 2014, në të cilin 4 persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri nga një shtetas francez me origjinë algjeriane.
Agjentë sekretë nga Bilbao, Girona, Barcelona, Santanderi dhe Valencia janë përfshirë në hetimin e policisë spanjolle. Sapo pjesët e çmontuara të armëve siguroheshin në mënyrë ligjore, ato dërgoheshin në një “punishte të sofistikuar” në Guecho dhe riviheshin në funksionim.
Deri më tani, më shumë se 8.000 armë ushtarake gati për t’u shitur janë sekuestruar, përfshi 29 armë të gjata, disa të tjera të shkurtra, topahedhëse dhe një sasi e konsiderueshme municioni i kalibrave të ndryshëm.
Qeveria spanjolle tha se policia po vazhdon kontrollet ndaj shitjes së paligjshme të armëve drejt grupeve të organizuara kriminale apo terroristëve. Operacioni policor është mbështetur nga EUROPOL, organizatë që ka ofruar specialistë për ekipin që ka punuar në këto zona.
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri