Google ADS

Arrin ushtria britanike në Londër pas sulmit terrorist

22:02 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Britania u vendos në bllokim ndërsa ushtarët janë vënë në alarm jashtë pallatit Buckingham dhe Downing Street.

Policia ndërkohë është duke punuar kundër kohës për të gjetur bashkëpunëtorët e sulmuesit vetëvrasës, Scotland Yardi ka njoftuar se trupat janë dërguar për të ruajtur “lokacione kyçe” përfshirë Pallatin e Westministerit, ambasadat dhe vendet tjera sensitive, transmeton portali arbresh.info.

ushtria-britanike-1

Niveli i kërcënimit në Britaninë e Madhe është ngritur në kritike, me 984 ushtarë që janë shpërndarë përgjatë shtetit.

Në Londër, Ndryshimi i Gardës në Pallat u anulua dhe Parlamenti u mbyll për publikun.

Policia e armatosur do të ruajë koncertet në kryeqytet këtë fundjavë dhe në ngjarje të mëdha.

Ekziston një frikë se një prodhues bombash mund të jetë në liri, për shkak se mjeti i përdorur në sulmin e Mançesterit ishte shumë i sofistikuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme