Numri i rasteve me coronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi është rritur në 694.230, ndërsa ai i të vdekurve në 10.494.
Në një deklaratë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Coronavirusit në Rusi, në 24 orët e fundit janë shënuar 6.368 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 694.230 numrin e rasteve.
Gjithashtu me 198 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 10.494 numri i viktimave ndërsa me 9.551 të shëruar ka arritur në 463.880 numri i të shëruarve në vend.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është deklaruar se nga 1 për qind ka rënë në 0.9 për qind ndërkohë që tek 29.9 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit me 629 raste të reja është rritur në 226.174 numri i rasteve, ndërsa me 24 vdekje u rrit në 3.999 numri i viktimave.
Në një deklaratë nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi thuhet se numri i testeve të kryera deri më sot ka tejkaluar shifrën 21.5 milionë.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.
Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie në numrin e rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.
Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor. /AA/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?