Google ADS

Arrin në 55 numri i viktimave pas përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut në Turqi

22:08 | 14 Gusht 2021
S D

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi të Turqisë është rritur në 55, sipas autoriteteve.

Përmbytjet e shkaktuara nga shira të dendur goditën rajonin e Detit të Zi në veri të Turqisë të mërkurën, duke lënë 46 persona të vdekur në provincën e Kastamonu, shkruan Anadolu.

Tetë të tjerë vdiqën në provincën Sinop dhe një person në provincën Bartin.

Sipas një deklarate nga zyra e guvernatorit në Bartin, 13 ura u shkatërruan nga përmbytja, ndërsa të paktën 45 ndërtesa u dëmtuan rëndë.

Operacionet e shpëtimit dhe ndihmës vazhdojnë në zonat e goditura nga përmbytjet.

Gjithsej 341 persona në Bartin, 1,580 në Kastamonu dhe 533 në Sinop u evakuuan në zona të sigurta me helikopterë dhe varka, thuhet nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme