Dy venezuelas kanë vdekur nga plagët e armëve të zjarrit në demonstratat politike, duke çuar numrin total të të vdekurve në 26.
Zyra e prokurorit shtetëror ka thënë që Orlando Medina, 23 vjeç, ishte qëlluar për vdekje në një rrugë në perëndim të Laras gjatë një proteste të identifikuar si anti-Maduro, transmeton portali arbresh.info.
Luis Marquez, 52 vjeçar, ka vdekur në Merida në orët e mëngjesit pasi u që gjuajt me armë zjarri në një miting pro-Maduros, ka thënë ombudspersoni i shtetit Tarek Saab.
Ka më shumë se tre javë që opozita ka nisur protesta në rrugë, ku 15 persona kanë vdekur nga dhuna përreth demonstratave dhe 11 të tjerë gjatë grabitjeve të lokaleve.
Aktivistët politikë dhe mediat venezuelase kanë raportuar më shumë vdekje, por ato nuk janë konfirmuar./Arbresh.info
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...