Numri i viktimave nga rrëshqitjet e baltës që kanë rrënuar një qytet të Kalifornisë, është rritur në 18, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për shtatë persona që mbeten të zhdukur. Po veniten edhe shpresat se mund të gjenden persona të mbijetuar.
Zyra e sherifit të Santa Barbaras i bëri një lutje të hapur publikut për të ofruar informacion rreth personave të zhdukur, ndërsa u shpreh se nëse do të gjendej ndonjë i mbijetuar, do të ishte një mrekulli.
Ndërsa ekipet e kërkimit rrëmonin mes baltës, shkëmbinjve dhe shtëpive të rrafshuara, sherifi Bill Brown tha se u zbulua viktima e 18-të, 87-vjeçari Joseph Beckel, në shtëpinë e tij në zonën e Kanionit Romero.
Pasi shirat e rrëmbyeshëm rrënuan zonën, ishin raportuar fillimisht 43 persona të zhdukur, shumica e të cilëve më vonë u gjetën të sigurtë. Numri i të zhdukurve tashmë është shtatë persona.
Shumica e banorëve të qytetit Montecito, në veri të Los Anxhelosit, vazhdojnë të mos lejohen të rifuten në qytet, ndërsa aty po riparohen linjat e gazit dhe elektricitetit./VoA/
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...