Arrin në 116 mijë numri i të shëruarve nga Covid-19 në Turqi

19:27 | 22 Maj 2020
Arbresh.info

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i të shëruarve nga COVID-19 në Turqi arriti në 116.111, me 1.121 të shëruar në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai gjithashtu informoi se numri i rasteve me COVID-19 në Turqi rritet në 154.500, me 952 raste në 24 orët e fundit.

Gjithashtu, Koca informoi se numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi rritet në 4.276, me 27 vdekje në 24 orët e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme