Shifra e viktimave të shkaktuara nga vërshimet e mëdha në Peru ka arritur në 113, me rreth 400 persona të lënduar, njoftojnë autoritetet e emergjencave.
Autoritetet e Perusë kanë thënë që 17 njerëz janë ende të zhdukur. Përmbytjet kanë shkatërruar mbi 20 mijë shtëpi, 316 ura, 53 shkolla dhe 11 ndërtesa të shëndetit, si dhe më shumë se 1,670 milje rrugë, transmeton portali arbresh.info.
Fatkeqësia ka prekur mbi 1 milion njerëz, ku 178,000 prej tyre kanë humbur pronën.
Në mars, presidenti i Perusë Pedro Pablo Kuczynksi ka njoftuar që rreth 766 milionë dollarë do të ndahen për të rimëkëmbur vendin.
Këto përmbytje të shkaktuara nga fenomeni El Nino kanë goditur 20 nga 25 regjione të Perusë./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...