800 trupat e para nga Britania, që janë dërguar në përkrahje të mbrojtjes së NATO-s në zonën e Baltikut, kanë arritur në Estoni, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
120 ushtarë nga batalioni i pestë “The Rifles” do të stacionohen në një qendër britanike në këtë shtet para se të arrijnë trupat e tjera në prill.
Sekretari i mbrojtjes ka deklaruar që prezenca e tyre do të pengoj agresionin rus.
Britani ka marrë një rol udhëheqës në prezencën e shtuar të NATO’s, që ka për qëllim forcimin e aleancës në kufirin lindor.
Tensionet në mes të Estonisë dhe Rusisë janë ngritur si pasojë e konfliktit në Ukrainë i cili ka rezultuar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...