Kryeministrja britanike, Theresa May pritet të udhëheqë një takim të veçantë të kabinetit të saj lidhur me marrëveshjen për Brexit.
Një burim nga kabineti i ka thënë BBC-së se teksti është miratuar nga zyrtarët në një nivel teknik nga të dyja palët pas bisedimeve intensive këtë javë.
The Sun ka raportuar se secilit ministër i është kërkuar të takojë kryeministren ndaras në mbledhjen e të martës.
Në negociatat e së martës e ardhmja e kufirit irlandez ka qenë çështja kyçe për diskutim.
Ministrat kanë thënë më herët se ata do të publikonin një “deklaratë të plotë ligjore” para se votonin ndonjë marrëveshje finale.
Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit.
Britania pritet të largohet nga blloku evropian në mars të vitit 2019.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...