Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të lirojë 50 pengje nga Gaza për katër ditë, gjatë së cilës do të ketë një pauzë në luftime .
Nëse ka sukses, do të jetë pushimi i parë që nga fillimi i luftës, raporton BBC transmeton Arbresh.info.
Zyrtarët izraelitë thonë se 50 pengjet që do të lirohen do të jenë të gjithë gra dhe fëmijë
Pauza në luftime mund të zgjasë për më shumë se katër ditë – Izraeli thotë se për çdo 10 pengje të liruar mbi 50 fillestarët, pauza do të zgjatet me një ditë.
Izraeli gjithashtu këmbëngul se ky nuk është fundi i luftës – e cila “do të vazhdojë” për të marrë të gjithë pengjet në shtëpi, “të kompletojë eliminimin e Hamasit” dhe të sigurojë se nuk ka “asnjë kërcënim të ri” për Izraelin nga Gaza.
Hamasi thotë se 50 pengjet do të lirohen në këmbim të 150 grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite
Katari, i cili ndërmjetësoi marrëveshjen, thotë se një numër më i madh kamionësh që transportojnë ndihma, furnizime mjekësore dhe karburant do të lejohen të hyjnë në Gaza, e cila po përballet me një situatë të rëndë humanitare.
Ende nuk është e qartë se kur do të fillojë pauza – Katari thotë se kjo do të njoftohet në 24 orët e ardhshme
Pritet gjithashtu që 50 pengjet që do të lirohen do të jenë ata me shtetësi izraelite ose shtetas të dyfishtë – jo shtetas të huaj/Arbresh.info
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...