Google ADS

Arrihet marrëveshja për evakuimin e rebelëve nga Douma

19:04 | 1 Prill 2018
Arbresh.info

Është arritur marrëveshja finale për evakuimin e luftëtarëve rebelë sirianë dhe familjeve të tyre nga zonat në Gutan Lindore.

Sipas narrëveshjes, luftëtarët rebelë, përshirë edhe ata të fraksionit Jaish al-Islam, do të largohen nga qyteti kryesor Douma, për në territoret që kontrollohen nga opozita në veri të Sirisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA, ka raportuar se luftëtarët janë pajtuar që të largohen për në Jarablus, një qytet që është nën kontrollin e rebelëve.

Më herët gjatë ditës, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar se policia ushtarake ruse do të vendoset në qendër të qytetit Douma, që gjendet në enklavën e Gutas Lindore./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme