Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ranë të shtunën dakord për një marrëveshje për të ardhmen e Gjibraltarit, një ditë para takimit të BE-së, që synon miratimin e marrëveshjes për Brexit-in.
Spanja kërkonte ndryshim të marrëveshjes mbi marrëdhënien e re mes BE-së dhe Britanisë si dhe një deklaratë shoqëruese ku të thuhet se e ardhmja e Gjibraltarit do të vendoset falë bisedimeve të drejtpërdrejta ndërmjet Madridit dhe Londrës. Spanja ka ende pretendime mbi këtë territor që i është dorëzuar Britanisë në 1713.
Kryeministri spanjoll Sanchez kishte paralajmëruar se do ta bojkotonte takimin e së dielës, në se Londra dhe vendet anëtare të BE-së nuk do të konfirmonin të drejtën e vetos lidhur me një marrëveshje në të ardhmen për Gjibraltarin.
Marrëveshja u arrit të shtunën në mëngjes, pasi negociatorët britanikë dhe spanjollë biseduan gjatë natës me zyrtarët europianë./VOA
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...