Unioni konservator dhe socialdemokratët arritën kompromisin për krijimin e qeverisë së re gjermane. Merkel fillon mandatin e katërt në një koalicion të ri me bazë të gjerë, nëse baza socialdemokrate e voton marrëveshjen.
Debatet ishin të zgjatura e nuk mjaftuan ditët, por u deshën edhe netët së fundmi që të arrihej kompromisi mes partisë CDU, CSU dhe partisë socialdemokrate. Më në fund të mërkurën bëhet i ditur kompromisi për një raund të ri koalicioni me bazë të gjerë mes konservatorëve dhe socialdemokratëve. Temat kryesore që kishin ngecur në fund para përfundmit të marrëveshjes ishin mënjanimi i trajtimit mjekësor me “dy klasa”, siç thuhej shpesh nga socialdemokratët, dhe moszgjatja pa fund të kontratave të punën të kufizuara në kohë.
Ndërkohë media të ndryshme njoftojnë se socialdemokratët do të marrin tre poste të rëndësishme ministrore, atë të Ministrisë së Jashtme, Ministrinë e Financave, që deri më tani e kanë drejtuar konservatorët, dhe atë të Punës. Ndërsa kristiansocialët do të marrin Ministrinë e Brendshme, ku ministër pritet të bëhet kreu i partisë, Horst Seehofer. Konservatorët e CDU do të marrin përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe të Mbrojtjes. Megjithatë para krijimit të qeverisë pritet vota e bazës socialdemokrate që nuk është shumë entuziaste për një koalicion të ri me CDU e CSU./DW
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...