Më herët ishte raportuar për një armëpushim të përkohshëm dhe hapjen e korridoreve humanitare në dy qytetet në juglindje të Ukrainës, Mariupol dhe Volnovakha, që e kishin konfirmuar zyrtarë të ministrisë ruse të Mbrojtjes – ndërsa tani për një armëpushim është pajtuar edhe pala ukrainase.
Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar nga i pari i rajonit të Donetskut, Pavlo Kirilenko, i cili tha se nga ora 9 do të fillojë armëpushimi.
Madje ka specifikuar se administrata e tij po punon në atë drejtim, që të koordinoj planet për evakuimin e civilëve.
Megjithatë mbetet të shihet nëse pala ruse do të respektoj plotësisht marrëveshjen e armëpushimit, duke marrë parasysh se edhe gjatë raundit të parë të bisedimeve mes palës ukrainase dhe asaj ruse përgjatë kufirit me Bjellorusinë, Rusia ishte zotuar se nuk do të sulmojnë – por kishte ndodhur e kundërta, kishin forcuar sulmet ajrore./arbresh.info/
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...