Instituti Ndërkombëtarë i Studimeve të Paqes theksoi se shpenzimet totale ushtarake në gjithë botën kanë arritur në 1,9 trilion dollarë në vitin 2019
Shpenzimet ushtarake në botë u rritën me 3,6 për qind në krahasim me vitet e kaluara në vitin 2019, rritja më e madhe vjetore në një dekadë, sipas një studimi ndërkombëtar të publikuar të hënën.
Instituti Ndërkombëtar i Studimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI) tha se shpenzimet globale ushtarake arritën në 1,9 trilion dollarë vitin e kaluar.
Shifra paraqet 2,2 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB) botëror në vitin 2019, që përbën afërsisht 249 dollarë për person, tha instituti.
Shpenzuesi më i madh ishte SHBA me një pjesë prej 38 për qind ose 732 miliardë dollarë shpenzime në ushtri, që ishte një rritje prej 5,3 për qind nga viti i kaluar, kryesisht nxitësi kryesor i rritjes globale të shpenzimeve ushtarake.
“Rritja e fundit në shpenzimet ushtarake të SHBA-së kryesisht bazohet në një kthim të perceptuar në konkurrencën midis fuqive të mëdha”, tha Pieter Wezeman, një studiues i lartë në SIPRI.
Në vitin 2019, Kina dhe India ishin shpenzuesit e dytë dhe të tretë më të mëdhenj ushtarakë në botë, dhe kryesorët në Azi.
Shpenzimet ushtarake të Kinës arritën në 261 miliardë dollarë në vitin 2019, një rritje prej 5,1 për qind në krahasim me vitin 2018, ndërsa India shënoi rritje prej 6,8 për qind në 71,1 miliardë dollarë.
Raporti nënvizoi se shpenzimet ushtarake të Kinës janë rritur vazhdimisht për 25 vjet rresht, duke u përputhur ngushtë me rritjen ekonomike të vendit.
Rusia radhitet në vendin e katërt, duke rritur shpenzimet e saj ushtarake me 4,5 për qind në 65,1 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë.
“Me 3,9 për qind të PBB-së së saj, barra e shpenzimeve ushtarake të Rusisë ishte ndër më të lartat në Evropë në vitin 2019”, tha Alexandra Kuimova, një studiuese në SIPRI.
Ajo u pasua nga Arabia Saudite, e cila ndau 61,9 miliardë dollarë në ushtri dhe është larg si shpenzuesi më i madh ushtarak në Lindjen e Mesme.
Përkundër një uljeje në shpenzimet ushtarake me 16 për qind, vendi kishte barrën më të lartë ushtarake që i kushtoi 8 për qind të PBB-së së saj.
Raporti e konsideron si të papritur rënien, pasi “vendi vazhdoi operacionet e tij ushtarake në Jemen dhe, pasi një sulm raketor shkaktoi dëme të konsiderueshme në industrinë e saj të naftës në shtator të vitit 2019, tensionet me Iranin u rritën”.
Shpenzimet totale nga 29 anëtarët e NATO-s, përfshirë Turqinë, ishin 1 trilion dollarë vitin e kaluar.
Shpenzimet ushtarake të Turqisë u rritën me 86 për qind gjatë dekadës, për të arritur në 20,4 miliardë dollarë në vitin 2019.
Duke treguar rritjen e pjerrët të shpenzimeve ushtarake turke në vitin 2018 nga një vit më parë me 27 për qind, raporti thekson se rritja vjetore ishte 5,8 për qind në vitin 2019.
Gjermania udhëhoqi rritjen e shpenzimeve ushtarake në Evropë, nënvizoi hulumtimi i institutit, duke shtuar se shpenzimet ushtarake të vendit arritën në 49,3 miliardë dollarë në vitn 2019, me 10 për qind më shumë se një vit më parë.
“Rritja e shpenzimeve ushtarake gjermane pjesërisht mund të shpjegohet me perceptimin e një kërcënimi në rritje nga Rusia, që e ndajnë shumë shtete të NATO-s”, tha Diego Lopes da Silva, një studiues në SIPRI./AA
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...