Një vajzë e re është arrestuar në pjesën qendrore të Iranit, për “fyerje të hixhabit të islamit”, ku në një video ajo shihet duke ngarë biçikletën pa mbulesë në kokë.
“Personi që ka shkelur normat dhe ka fyer mbulesën që e bartin femrat myslimane në këtë rajon, është arrestuar”, ka deklaruar Mojataba Raei, guvernator i Najafabad.
Në videon e shkurt të filmuar me telefon të mençur dhe që po qarkullon nëpër mediat sociale që nga e hëna, shfaq gruan me kokë të “zbuluar” duke ngarë biçikletën para një xhamie.
Ajo madje e mbante me raste njërën dorë të ngritur lart, e flokët e gjata nuk i kishte të mbuluara me hixhab. E ky veprim i saj në veçanti para xhamisë ka nxitur protesta nga banorët e klerikët në Najafabad, transmeton Telegrafi.
Sipas ligjit të Sheriatit që është në fuqi në Iran që nga revolucioni i vitit 1979, femra duhet të mbuloj kokën me hixhab.
https://twitter.com/AlinejadMasih/status/1318505911451897864?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1318505911451897864%7Ctwgr%5Eshare_3%2Ccontainerclick_0&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Farrestohet-vajza-ne-iran-u-filmua-duke-u-shetitur-me-biciklete-pa-mbulese-para-xhamise%2F
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...