Arrestohet vajza me minifund në Arabinë Saudite

23:00 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Modelja e cila xhiroi veten duke ecur rrugës me minifund në Arabinë Saudite është arrestuar.

Ajo njihet vetëm me emrin ‘Khulood’, ndërsa ditë më parë nxiti debat në mediat sociale me pamjet e saj duke ecur në fshatin historik të Ushaiqer, transmeton portali arbresh.info.

Një urdhër arrest i lëshuar nga policia e Riadit dhe e shpërndarë nga shumë përdorues të Tëitter-it tregojnë që ajo është arrestuar për ‘thyerje dhe mosrespektim të mësimeve të Islamit’.

Më vonë edhe televizioni shtetëror saudit ka raportuar që Khulood është arrestuar nga autoritetet për veshje të pahijshme.

Grave në Arabinë Saudite nuk u lejohet të vishen me të shkurtra, por vetëm më rroba që janë lirshme dhe të gjëra./Arbresh.info

426c457100000578-4704052-image-m-6_1500305557234 426c455e00000578-4704052-image-a-7_1500305562430

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme