Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani, që hetojnë kontrabandën e njerëzve nëpër Kanalin Anglez me varka të vogla, kanë arrestuar një 30-vjeçar në jugperëndim të Londrës.
Shtetasi shqiptar u ndalua nga hetuesit e NCA herët mëngjesin e sotëm në zonën Tolworth Rise të Surbiton, si pjesë e një operacioni të planifikuar paraprakisht.
Ai dyshohet për përfshirje në një grup shqiptar të krimit të organizuar që bashkërendonte lëvizjet e emigrantëve nga Franca drejt Britanisë së Madhe me gomone.
Pas kontrollit në telefonat e adresës së shtëpisë së tij, u sekuestrua një tabletë dhe një sasi parash, të cilat tani do të kontrollohen.
Shqiptari po merret në pyetje nga oficerët e NCA-së me dyshimin për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm, shkruan abcnews.al.
Vetëm NCA ka më shumë se 60 hetime të vazhdueshme për rrjete ose individë në nivelin më të lartë të krimit të organizuar të imigracionit ose trafikimit të qenieve njerëzore. Disa prej tyre qëndrojnë në krye të listës prioritare të NCA-së.
Pjesa më e madhe e kriminalitetit të përfshirë qëndron jashtë Mbretërisë së Bashkuar, NCA ka ndërtuar përpjekjet për ndarjen e inteligjencës me partnerët e zbatimit të ligjit në Francë, Belgjikë dhe më gjerë.
Eksperti i kibernetikës jep disa dhëna për pajisen e përgjim...
Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Nisterlooy flet për të ardhmen e tij tek Manchester United
Aksident i rëndë në Shqipëri, vetura godet për vdekjet 10-vj...
Aksidenti në Bresalc të Gjilanit, vdes një grua
Durmishi: Mbyllëm rrugët ilegale me Serbinë e po i hapim rru...