Një shofer i Uberit me dosje penale ka pranuar se ka vrarë punonjësen britanike të Ambasadës së Britanisë në Liban, raporton Reuters.
Burime brenda forcave të sigurisë thonë se hetimet preliminare në vdekjen e Rebecca Dykes tregon se motivi ishte tërësisht kriminal e jo politik, dhe se i dyshuari kishte pranuar menjëherë krimin, që ndodhi të shtunën, transmeton portali arbresh.info
Një zëdhënës i Uber ka thënë në një email: “Jemi të tmerruar nga ky akt i pakuptimtë dhune. Zemrat tona janë me viktimën dhe familjen e saj. Jemi duke punuar me autoritetet për të ndihmuar në hetim në çdo mënyrë që mundemi”.
Agjencia e lajmeve e NNEA e Libanit njoftoi se i dyshuari kishte zgjedhur Dykes në taksi e tij në rrethin e Gemmayzeh të Bejrut të premten mbrëma përpara sulmit dhe vrasjes së saj.
Policia gjurmoi makinën e tij përmes kamerave të vëzhgimit në autostradë, raportoi NNA.
Trupi i Dykes u gjet i ngufatur në një rrugë kryesore jashtë Bejrutit./Arbresh.info/
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...