Arrestohet personi që vuri zjarr në Greqi

17:43 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Organet hetuese kanë pranuar nëntë dëshmi të cilat tregojnë se ai është i dyshuari kryesor për shkaktim të zjarrit dhe mund të akuzohet nëse provohet fajësia e tij.

 

Dje është arrestuar në Greqi një burrë (65) për të cilin pretendohet se ka shkaktuar zjarr në Atikën lindore.

Siç ka transportuar televizioni grek Sky, ai kishte ndezur barin dhe degë të thata në një kodër mbi Daou Penteli, kur shkëndijat e shkaktuara kanë fluturuar në vegjetacionin përreth, dhe për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta së shpejti u shndërruan në zjarr të madh.

Kur e ka kuptuar se çfarë zjarri të madh ka shkaktuar dhe pasojat e tij tragjike, ai është përpjekur të fshehë gjurmët e tij me dhe, rërë dhe ujë në vendin ku është shkaktuar zjarri.

Ky 65 vjeçar është banor i rajonit Daou Penteli, ndërsa banorët e atij rajoni disa herë në të kaluarën e kanë parë atë se si ndezë plehun dhe degë të thata./Insajderi.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme