Google ADS

Arrestohet pas 27 vjetësh për vrasjen e kryer në vitin 1990

20:39 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Policia në shtetin amerikan të Virxhinias kanë arrestuar një grua e cila dyshohet se është veshur si palaço dhe ka vrarë ish gruan e bashkëshortit të tanishëm.

Sheila Keen Warren qëlloi për vdekje Marlen Warren në vitin 1990, transmeton portali arbresh.info. Ky rast nga zyrtarët është duke u përshkruar si bizar.

warren

Policia thotë se vetëm tani kanë mundur ta ri-hapin rastin, për shkak të materializimit të dëshmisë së ADN-së.

Zonja Warren ishte prej kohësh e dyshuar për vrasjen, por nuk kishte dëshmi të mjaftueshme.

Sipas policisë, e ndjera doli tek dera për të pranuar një buqetë lule dhe balona nga palaçoja që kishte parukë të kuqe, hundë të kuqe dhe dorëza.

Më pas ajo u qëllua së paku një herë në fytyrë, ku më pas palaço ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë të bardhë pa targa.

Viktima 40-vjeçare kishte ndërruar jetë dy ditë më vonë në spital.

E dyshuara pas vrasjes u martua me të shoqin e viktimës Michael Warren, për të cilin nuk dihet nëse ishte bashkëpunëtor në krim.

Sheila është në pritje të ekstradimit nga Virxhinia në Florida./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme