Google ADS

Arrestohet një person pasi bëri mbi 24,000 thirrje në një kompani telefonike

10:04 | 3 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Një pensionit nga Japonia është arrestuar pasi kishte thirrur mbi 24,000 herë kompaninë telefonike për t’u ankuar se kishin shkelur kontratën e tij, njoftuan mediat dhe policia vendore.

Policia e Tokyos tha se 71 vjeçari është arrestuar javën e kaluar pasi ka bërë qindra telefonata pa pagesë gjatë tetë ditëve të kaluara në seksionin e shërbimit për klientë të operatorit kryesor telefonik KDDI shkruan arbresh.info

Por kjo nuk eshte e gjitha, me raportimin e mediave ai bëri mijëra thirrje me pagat publike për të shprehur pakënaqësinë e tij me kompaninë dhe per te ofenduar stafin e shërbimit të klientëve.

“Ai kishte kërkuar nga stafi i KDDI që të shkonin ti kërkonin falje atij për shkeljen e kontratës. Ai vazhdimisht mbyllte telefonin menjëherë pasi dikush nga stafi përgjigjej,” tha zyrtari i policisë.

Ai është arrestuar i dyshuar për “mashtrim dhe pengim të zhvillimit të biznesit,” shtoi zyrtari policor.

Arbresh.info shton se Japonia është duke shënuar rritje të numrit të problemve sociale të shkaktuar nga plakja e një numri të madh të popullsisë.

Edhe vozitesitë e moshuar vazhdimisht po shkaktojnë aksidente me vetura dhe janë të dhunshëm ndaj pasagjerëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme