Autoritetet arrestuan të hënën një person në Pensilvaninë qendrore në lidhje me vrasjen e javës së kaluar të shefit ekzekutiv të kompanisë “UnitedHealthcare”, Brian Thompson, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams.
26 vjeçari Luigi Mangione u arrestua në Altoona të Pensilvanisë, pasi u pa në një restorant “McDonald’s” nga dikush që mendonte se ai ngjante me të dyshuarin për vrasjen në Nju Jork, thanë zyrtarët në një konferencë për shtypin.
Mangione kishte një armë zjarri dhe silenciator të ngjashëm me armën e përdorur për vrasjen e Thompson, tha Komisionerja e Policisë së qytetit të Nju Jorkut Jessica Tisch, si dhe rroba dhe një maskë të ngjashme me ato që mbante vrasësi.
Ai kishte disa karta identiteti false, duke përfshirë një kartë identiteti të shtetit të Nju Xhersit, që përputhej me atë të përdorur nga personi i armatosur për të rezervuar një hotel në Manhatan disa ditë para vrasjes.
Policia gjeti gjithashtu një dokument të shkruar me dorë që flet për “motivet e tij”, tha komisionerja e policisë Tisch.
Mangione është arrestuar në akuzën për armëmbajtje pa leje nga policia e qytetit Altoona dhe detektivët e Nju Jorkut janë nisur drejt Pensilvanisë për ta marrë atë në pyetje, tha komisionerja Tisch.
Thompson, 50 vjeç, u qëllua jashtë një hoteli në Manhattan herët në mëngjes të mërkurën nga një person i maskuar, i cili dukej se priste ardhjen e tij përpara se të qëllonte shefin ekzekutiv nga pas.
Policia nuk i ka bërë publike motivet, por ka thënë se vrasja e Thompson duket se ka qenë e qëllimshme.
Fjalët “refuzo”, “mbro” dhe “arkivo” ishin gdhendur në gëzhojat e plumbave të gjetur në vendngjarje, kanë raportuar disa media. Fjalët i referohen titullit të një libri kritik ndaj industrisë së sigurimeve shëndetësore, të botuar në vitin 2010.
I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe më pas, mori një nga biçikletat elektronike që ofrohen me qera për t’u larguar drejt parkut kryesor të Manhatanit. Kamerat e sigurisë e kanë filmuar atë duke dalë nga parku dhe duke marrë një taksi për të shkuar në një stacion autobusi. Policia beson se ai është larguar nga qyteti i Nju Jorkut me autobus.
‘UnitedHealthcare’ është firma më e madhe e sigurimeve shëndetësore në Shtetet e Bashkuara./VOA
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...