Një nënë 32-vjeçare me origjinë shqiptare u arrestua nga policia spanjolle e akuzuar për vrasjen e djalit të saj të mitur. “El Espanol” shkruan se gjithçka ka ndodhur të shtunën e kaluar në qytetin e vogël të Alicante.
Djali i vogël vetëm 2 vjeç po luante me vëllain e tij binjak, por nuk dihet se në çfarë rrethanash janë rrëzuar aksidentalisht. Nëna e tyre ka reaguar dhunshëm duke i goditur ata, por njëri nuk e ka përballuar dhe ka ndërruar jetë.
Më pas ajo ka njoftuar urgjencën, por mjekët nuk kanë pasur mundësi që ta kthenin fëmijën në jetë. Nëna e re është mbrojtur se gjithçka ka qenë aksidentale, por shenjat në trupin e fëmijëve ka bindur autoritetet për dhunën.
Edhe binjaku tjetër është në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ajo do të përballet përpara drejtësisë për akuzën e vrasjes./lapsi/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë