Forcat speciale të marinës izraelite arrestuan një zyrtar të lartë të Hezbollahut, Imad Amhaz, në një operacion të zhvilluar të premten në veri të Libanit.
Gazetari Barak Rayvid njoftoi arrestimin në një postim në X, duke cituar një zyrtar izraelit.
Më herët komandot izraelite thuhet se arrestuan një marinar në Liban.
Sipas Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Ali Hamieh, ai ishte një kapiten anijeje civile dhe studionte në një institut civil detar, ndërsa disa raporte pretendonin se ai ishte në marinën libaneze.
Ky është Imad Amhaz, i cili, sipas agjencisë saudite të lajmeve Al-Hadath, ishte një zyrtar i Hezbollahut.
Mediat libaneze raportuan se forcat speciale të ushtrisë izraelite bastisën një shtëpi në bregun Batrun, në jug të Tripolit, dhe morën një person me vete, përpara se të ktheheshin në det dhe të largoheshin nga zona me skafe./abcnews.al
Gjesti dhe Leo me ironi ndaj Vullnetit: Me 3 mijë followers,...
Parlamenti i Republikës Sërpska i kërkon Dodikut të mos para...
Pamje shokuese nga rënia e aeroplanit në Kazakistan
Real Madridi interesohet për nënshkrimin e Dimarcos
Sara e kritikon Drilonin: Shakatë që bën ti, ata i përdorin ...
Reshjet e borës, Durmishi: Të gjitha rrugët që janë përgjeg...