Arrestohet në Itali vëllau i sulmuesit në Marsejë

23:17 | 8 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Policia italiane ka deklaruar se ka arrestuar vëllaun e Anis Hannachi, tunizianit i cili pas një sulmi me thikë la të vdekura dy gra jashtë stacionit të trenit në Marsejë, Francë.

Një skuandër italiane anti-terrorizëm ka arrestuar 25-vjeçarin Ahmed Hannachi në Ferrara, Itali, të dielën në mbrëmje në një urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga Franca, thuhet në deklaratën e policisë, transmeton portali arbresh.info

Sulmi terrorist në Marsejë ndodhi me 1 tetor, ndërsa sulmuesi para aktit thirri “Allahu Akbar”.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Shteti Islamik.

Policia italiane e përshkroi hetimin si “shumë kompleks”, ndërsa Ahmed Hannachi po mbahet në paraburgim mbi akuzat për anëarësim në grupin terrorist./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme