Google ADS

Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportuar

16:48 | 27 Dhjetor 2024
R J

Gazetarja italiane Cecilia Sala është arrestuar nga policia e Teheranit të enjten e kaluar, derisa ishte në Iran për të raportuar, konfirmoi të premten Ministria e Jashtme italiane.

Në deklaratë thuhet se ambasada dhe konsullata italiane në Teheran kanë monitoruar nga afër situatën. Në këtë rast është përfshirë edhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani.

Përpjekjet janë duke u zhvilluar, të koordinuara me autoritetet iraniane, për të sqaruar statusin ligjor të gazetares së arrestuar dhe për të siguruar mirëqenien e saj gjatë ndalimit, raporton Euronews.com.

Të premten, ambasadorja italiane Paola Amadei kreu një vizitë konsullore për të vlerësuar kushtet e Salas dhe për të informuar familjen e saj mbi gjetjet.

Gazetares thuhet se i janë lejuar dy telefonata me të afërmit e saj që nga ndalimi i saj.

Sala, një kontribuese për gazetën Il Foglio dhe zëri i podkastit Stories by Chora Media, ka pasur punën e saj të publikuar në disa media të njohura italiane, përfshirë Vanity Fair, Wired, dhe L’Espresso.

Sala së fundmi publikoi një episod podcast me Zeinab Musavi, një komediane iraniane që ka kritikuar hixhabin e detyrueshëm në përmbajtjen e saj, sipas raporteve të mediave.

Musavi u burgos në fillim të këtij viti, por që atëherë është liruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme