Një nga njerëzit më të kërkuar në Itali është arrestuar në Urugaj, pas 23 vitesh në arrati.
Ai është arrastisur nga vendi për t’i shpëtuar dënimeve për krim të organizuar, trafikim lëndësh narkotike dhe krime tjera, transmeton portali arbresh.info
Rocco Morabito konsiderohet në një ndër njerëzit më të kërkuar nga grupi mafioz ‘Ndrangheta’, që konsiderohej si një ndër grupet mafizoe më të fuqishmë në Itali dhe importuesja më e madhe e kokainës në Europë.
50-vjeçari u arrestua në qytetin resort bregdetar, Punta del Este, pasi policia uruguajane dhe autoritetet italiane bashkëpunuan për të përcaktuar identitetin e tij real.
Morabito ka qenë në kërkim nga autoritete që nga viti 1994, ku u zbulua se kishte importuar rreth një ton drogë, me vlerë deri në 8 milionë dollarë.
Arrestimi i tij heq nga lista njërin prej 5 kriminelëvë më të kërkuar në Itali./arbresh.info/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane