Dominikani Cezar Emilion Peralta, i cili mori pseudonimin “mbreti i kokainës” për shkak të dërgimit të kokainës nga Karaibet në SHBA dhe Evropë, u arrestua në Kolumbi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria e Republikës Dominikane njoftoi se 44-vjeçari Peralta u arrestua të hënën në mëngjes në Kartahen, në Kolumbinë veriore.
Sipas Zyrës Federale amerikane të Hetimeve (FBI), rrjeti i trafikantëve i cili udhëhiqej nga Peralta ishte aktive në Venezuelë, Puerto Riko dhe Kolumbi.
Prokurori shtetëror Jean Rodriguez deklaroi se rrjeti u shkatërrua pas 60 operacioneve policore gjatë të cilave u arrestuan gjithsej 18 persona.
FBI ofroi 100 mijë dollarë për informacion për Peraltën, i cili dyshohet për transport të kokainës në SHBA, Portoriko dhe Evropë.
Republika Dominikane njihet si pikë tranzitore drejt SHBA-së dhe Evropës në trafikimin e dorgës nga Venezuela dhe pjesët e tjera të Amerikës Jugore.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...