Arrestohet “mbreti” domenikan i kokainës

13:44 | 3 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Sipas Zyrës Federale amerikane të Hetimeve (FBI), rrjeti i trafikantëve i cili udhëhiqej nga Peralta ishte aktive në Venezuelë, Portoriko dhe Kolumbi.

Domenikani Cezar Emilion Peralta, i cili mori pseudonimin “mbreti i koakinës” për shkak të dërgimit të kokainës nga Karaibet në SHBA dhe Evropë, u arrestua në Kolumbi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Republikës Domenikane njoftoi se 44-vjeçari Peralta u arrestua të hënën në mëngjes në Kartahen, në Kolumbinë veriore.

Sipas Zyrës Federale amerikane të Hetimeve (FBI), rrjeti i trafikantëve i cili udhëhiqej nga Peralta ishte aktive në Venezuelë, Portoriko dhe Kolumbi.

Prokurori shtetëror Jean Rodriguez deklaroi se rrjeti u shkatërrua pas 60 operacioneve policore gjatë të cilave u arrestuan gjithsej 18 persona.

FBI ofroi 100 mijë dollarë për informacion për Peraltën, i cili dyshohet për transport të kokainës në SHBA, Portoriko dhe Evropë.

Republika Domenikane njihet si pikë tranzitore drejt SHBA-së dhe Evropës në trafikimin e dorgës nga Venezuela dhe pjesët e tjera të Amerikës Jugore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme