Një gjykatë në Pakistan ka urdhëruar që lideri opozitar, Shahbaz Sharif të dënohet me burg për 10 ditë, pasi u arrestua në një rast për korrupsion. Ai, duket se nuk do të jetë në gjendje të bëjë fushatë për partinë e tij, për zgjedhjet që priten të mbahen javën e ardhshme.
Autoritetet pakistaneze njoftuan përmes një komunikate se Sharif është arrestuar më 5 tetor nën akuzat për korrupsion. Ai akuzohet se ka keqpërdorur autoritetin e tij si ministër i Provincës Punxhab nga viti 2013 deri më 2018, për të ndikuar tek autoritetet për dhënien e kontratave për një program strehimi qeveritar për qytetarët me të ardhura të ulëta, për një kompani që kishte lidhje politike me të.
Avokati i Sharif, Azam Nazir Tarar tha sot se gjykata ka urdhëruar që klienti i tij të qëndrojë në burg për 10 ditë, në mënyrë që të merret në pyetje nga autoritetet.
Partia e Sharif ka thënë se arrestimi i tij është i motivuar politikisht dhe ka për qëllim që të dobësojë partinë, para zgjedhjeve që do të mbahen më 14 tetor.
Shahbaz Sharif është vëllai i vogël i ish-kryeministrit pakistanez Nawaz Sharif, i cili është përjashtuar nga skena politike, pasi Gjykata Supreme, vitin e kaluar e akuzoi atë nën akuza që lidhen me raste korruptive
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën