Shërbimi i sigurimit të shtetit në Kirgistan ka arrestuar liderin e opozitës, Omurbes Tekebayev, mbi akuzat për korrupsion dhe mashtrim.
58-vjeçari, i cili drejton partinë Ata Meken, është kritik i hapur i presidenti Almazbek Atambajeb, transmeton portali arbresh.info.
Ai është akuzuar për marrjen e ryshfetit me vlerë deri në 1 milionë dollarë nga manjati i telekomit rus në vitin 2010, duke i premtuar investitorit se ai do të jetë në gjendje të marrë përsipër një kompani lokale.
Në atë kohë, Tekebayev, që ishte pjesë e qeverisë, kishte mohuar të gjitha akuzat.
Kanybek Imanaliyev, një anëtar i parlamentit i cili i përket partisë Tekebayev, tha se arrestimi është ‘i pajustifikuar dhe i paligjshëm’. Ai ka thëksuar se arrestimi ka prapavijë politike.
Atambajev, presidenti i tanishëm, nuk mund të kandidojë për t’u rizgjedhur në nëntor, por aleatët e tij në parlament kanë kërkuar reforma për rritjen e kompetencave të kryeministrit, ndryshim që Tekebayev e ka kritikuar hapur./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...