Google ADS

Arrestohet ish-kryeministri i Bullgarisë

23:16 | 17 Mars 2022
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, 62 vjeç, është arrestuar së bashku me anëtarë të tjerë të partisë së tij në hetimet e prokurorisë së BE-së lidhur me keqpërdorimin e fondeve të ndihmës së BE-së.

“Një operacion i madh është duke u zhvilluar në lidhje me 120 raste të Zyrës së Prokurorit Publik Europian në Bullgari. Bojko Borisov… është arrestuar,” tha Ministria e Brendshme në një deklaratë të enjten vonë, transmeton portal arbresh.info

Së bashku me kryeministrin tre herë konservator të Bullgarisë, autoritetet arrestuan gjithashtu ish-ministrin e tij të financave Vladislav Goranov, ish-kryetaren e komisionit parlamentar të buxhetit Menda Stoyanova dhe ish-shefen e shërbimit të shtypit të qeverisë Sevdalina Arnaudova.

Ministria nuk dha detaje por televizioni publik BNT tha se rastet kishin të bënin me “keqpërdorimin e fondeve të ndihmës së BE-së”.

Operacioni vjen pas një vizite në Sofje të mërkurën dhe të enjten nga kryeprokurorja europiane Laura Kovesi. Ajo vlerësoi “vendosmërinë, udhëheqjen dhe vizionin bindës të Petkov për luftën kundër korrupsionit”.

Ish-kryeministri i Bullgarisë është goditur edhe më herët me një sërë akuzazh për korrupsion, por ka mohuar çdo keqbërje.

Shembulli më i turpshëm ishte në vitin 2020 kur në media dolën fotografi që e tregonin atë në gjumë me një pistoletë në komodinë./afp/arbresh.info/

Të ngjashme