Policia gjermane arrestoi të dyshuarin që vrau tre persona dhe plagosi tetë të tjerë në një festival në qytetin Zolingen. “Njeriu që po kërkonim u arrestua” – tha Herbert Raul, ministri i brendshëm i shtetit të Rine-Vestfalia. Ai nuk dha detaje, por mediat gjermane raportuan se autori i dyshuar kur u arrestua mbante veshje me njolla gjaku.
“Ne kemi gjetur prova” – shtoi ai për transmetuesin publik ARD. Ky ishte i arrestuari i tretë në lidhje me ngjarjen që tronditi Gjermaninë. Të shtunën policia tha se një person u arrestua në një qendër refugjatësh pranë vendit të sulmit. Media gjermane Bild raportoi se oficerët e forcave speciale sulmuan qendrën e refugjatëve, duke arrestuar një të dyshuar.
Ndërtesa ndodhej rreth 300 metra nga sheshi qendror i Solingen, ku ndodhi sulmi me thikë. Ky arrestim erdhi pak orë pasi u ndalua një 15-vjeçar, për të cilin zyrtarët policorë thanë se adoleshenti nuk ishte i dyshuari kryesor, por dyshohej se kishte dijeni për sulmin. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.
Në një deklaratë në Telegram, grupi militant tha se autori i sulmit në qytetin Solingen në Gjermani ishte një ushtar i Shtetit Islamik, duke shtuar se akti u krye në shenjë hakmarrje për muslimanët palestinezë dhe ata në të gjithë botën. Kjo deklaratë ende nuk është verifikuar, por më herët zyrtarët gjermanë thanë se nuk e përjashtojnë se ngjarja mund të jetë akt terrorist.
Sipas gazetave Bild dhe Shpigel, i dyshuari për sulmin ishte një sirian 26-vjeçar i cili mbërriti në Gjermani në dhjetor 2022 dhe i ishte dhënë statusi i mbrojtur i emigrantit, që shpesh u jepej atyre që iknin nga vendi i shkatërruar nga lufta. Sipas mediave, autori nuk njihej si ekstremist nga shërbimet e sigurisë.
Dy burra të moshës 56 dhe 67 vjeç dhe një grua 56-vjeçare u vranë me thikë gjatë një festivali të organizuar për të shënuar 650- vjetorin e themelimit të qytetit industrial të Zolingenit. Festimet e planifikuara treditore, ku pritej të merrnin pjesë rreth 75 mijë persona u anuluan pas sulmit.
/RTSH/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...