Google ADS

Arrestohet hakeri tjetër 16-vjeçar për sulmin në TalkTalk

13:26 | 30 Tetor 2015
Arbresh Info

Një tjetër adoleshent në lidhje me sulmin kibernetik TalkTalk është arrestuar.

Policia ka njoftuar që një 16-vjeçar nga Felthan që gjendet në pjesën perëndimore të Londrës është duke u mbajtur si një i dyshuar për keqpërdorim të kompjuterit pas një kërkimi në shtëpinë e tij të martën, shkruan arbresh.info.

Disa ditë më parë një djalosh 15-vjeçar nga County Antrim të Irlandës Veriore ishte arrestuar për shkak të lidhjeve me vjedhjen e të dhënave në TalkTalk. Ndërkohë, një hulumtim rreth kësaj është duke u kryer nga njësia për krime kibernetike Met, qendra për krime kibernetike PSNI dhe Agjencia Ndërkombëtare e Krimeve.

Dënimi më i madh i mundshëm sipas legjislacionit është 14 vite burg dhe një gjobë e pa limituar.

Sulmi i fundit në TalkTalk është i treti që ka prekur gjigantin brenda tetë muajve të fundit, pas incidenteve që ndodhën në muajin gusht dhe shkurt që rezultuan në vjedhje të dhënash./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme