Arrestohet hakeri i tretë për sulmin në TalkTalk

08:17 | 1 Nëntor 2015
Arbresh Info

Policia në Angli ka arrestuar hakerin e tretë që është i dyshuar për vjedhjen e miliona të dhënave nga kompania e telekomunikacionit TalkTalk duke marrë kështu në paraburgim një 20-vjeçar.

Policia më parë ka arrestuar një 15-vjeçar nga Irlanda dhe një 16-vjeçar nga Londra në lidhje me këtë rast derisa të dy adoleshentët tashmë janë liruar me kusht, shkruan arbresh.info.

Të dielën, 20-vjeçari ishte arrestuar në një vend në Staffordshire të Anglisë si një i dyshuar për keqpërdorim të kompjuterit. Po ashtu, dy të arrestuarit të mëparshëm janë përballur për të njëjtën vepër dhe të njëjtin rast.

Këtë muaj mbi katër milionë e-mail adresa, emra dhe numra të telefonit së bashku me detajet bankare ishin në duar të hakerëve si pasojë e një sulmi në TalkTalk, që ofron qasje në internet dhe shërbime telefonike tek bizneset dhe konsumatorët në Britani të Madhe.

‘BBC’ raportoi të dielën që numri i regjistrimeve të vjedhura është kthyer në 1.2 milionë derisa TalkTalk vazhdon ende të ketë në uebfaqe këtë mesazh “Ne jemi aktualisht duke përmirësuar sigurinë e uebfaqes tonë, që do të kthehet së shpejti online”.

Kompania ka njoftuar që ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike edhe më parë pasi ky i fundit është sulmi i tretë që operatori ka pësuar vetëm brenda këtij viti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme