Policia ka arrestuar personin e katërt, një 16-vjeçar nga Londra, në lidhje me sulmin e fundit të profilit të lartë në telekomin britanik TalkTalk.
Zyrtarët hulumtues nga Njësia e Krimeve Kibernetike kanë arrestuar adoleshentin në shtëpinë e tij në Norwich si një i dyshuar për keqpërdorim të kompjuterit, shkruan arbresh.info. TalkTalk ishte subjekt i një sulmi të madh në uebfaqen zyrtare dy javë më parë, që vuri në rrezik detajet bankare dhe informata personale të 4 milionë konsumatorëve.
Telekomi ka konfirmuar javën e kaluar që thuajse 1.2 milionë emra, e-mail adresa dhe numra të telefonave si dhe 21.000 numra të llogarive bankare ishin komprometuara.
Sidoqoftë, TalkTalk ka thënë që vjedhja e kredit kartelave nuk kishte e plotë, prandaj kartelat për pagesa nuk do mund të përdoren për transaksione financiare falas. Megjithatë, konsumatorët janë këshilluar nga kompania të qëndrojnë vigjilent kundër mashtrimeve financiare.
Ekspertët e sigurisë besojnë që sulmi i fundit në TalkTalk ka ndodhur për shkak të një injeksioni SQL, metodë që është përdorur për të injektuar komandat SQL për të rrezuar data bazën dhe për të marr qasje në dhënat personale. Shërbimi policor i Irlandës Veriore dhe detektivëve nga MET kanë arrestuar një 20-vjeçar në Staffordshire të dielën derisa dy adoleshentet e arrestuar më parë në lidhje me këtë rast janë liruar me kusht.
Arrestimi i parë erdhi javën e kaluar kur policia i vuri prangat një 15-vjeçari nga Irlanda Veriore derisa një tjetër 16-vjeçar nga Londra ishte arrestuar gjithashtu më 30 tetor./arbresh.info
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...