Arrestohet gazetari, po lexonte libër për ISIS-in

20:38 | 25 Maj 2017
Arbresh.info

Një gazetar pretendon se është arrestuar për pak kohë nga oficerë kundër terrorizmit në aeroportin e Manchesterit, sepse po lexonte një libër për ISIS-in.

Diogo Bercito tha se ai u mënjanua pasi një pasagjer u ankua në mënyrë anonime, transmeton portali arbresh.info.

Ai ishte duke e lexuar Apokalipsi i ISIS-t, nga ish këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Will McCants. Në këtë libër eksplorohet ideologjia e organizatës terroriste dhe shpeshherë përdoret si referencë nga gazetarët dhe hulumtuesit.

Gazetari brazilian, i cili u dërgua nga gazeta e Folha de Sao Paulo për të mbuluar sulmin terrorist, tha se atij iu dha një formular në aeroport duke e informuar se do të merret në pyetje para se të kalonte përmes emigracionit.

Kujtojmë se të hënën Salman Abedi i lindur në Britani me prejardhje nga Libia, hodhi vetën në erë në Manchester Arena pas koncertit të pop-artistet Ariana Grande, ku mbetën 22 persona të vrarë e mbi 100 të plagosur./Arbresh.info

https://twitter.com/DiogoBercito/status/867348730873344002?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.independent.co.uk%2Fnews%2Fuk%2Fhome-news%2Fbrazilian-journalist-manchester-airport-arrest-diogo-bercito-bombing-attack-isis-book-read-a7754731.html

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme