Google ADS

Arrestohet ekstremisti islamik që masakroi 36 civilë

11:29 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Një burrë i akuzuar se kishte masakruar 36 civilë në Siri është arrestuar në Gjermani.

Ai dhe një tjetër i ndaluar thuhet se janë anëtarë të degës së al-Kaidës, Jabhat al-Nusra, transmeton arbresh.info

Dyshja do të hetohet nga gjykata federale e drejtësisë në Gjermani.

Të dy janë trajnuar si luftëtarë dhe janë pajisur me kallashnikovë, për të luftuar në operacionet kundër forcave qeveritare siriane./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme