Policia e Zelandës së Re të enjten tha se ka arrestuar një burrë 27-vjeçar për shkak se kërcënoi se do t’i sulmojë dy xhamitë ku pati sulm masiv nga një person dy vite më parë.
Autoritetet thanë se këtë javë u bë një kërcënim përmes internetit kundër xhamisë “Noor” dhe Qendrës Islamike në Linwood, që ishin cak i sulmeve të vitit 2019, që ishin rasti më i sulmit masiv në historinë e Zelandës së Re.
Policia nuk ofroi hollësi për natyrën e kërcënimit, por mediet lokale raportuan se në kërcënim përfshihej aktivizimi i një veture bombë më 15 mars, kur shënohet dyvjetori i sulmeve.
Personi i paidentifikuar është akuzuar për kërcënim me vrasje dhe do të dalë në gjykatë të premten, shkruan Reuters.
“Asnjë mesazh i urrejtjes apo person që synon të shkaktojë dëm në komunitetin tonë nuk do të të tolerohet”, tha John Price, komandant rajonal i policisë.
Më 15 mars 2019, i armatosur me armë gjysmautomatike me kapacitet të lartë, australiani Brenton Tarrant vrau 51 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë pasi hapi zjarr në drejtim të besimtarëve myslimanë në dy xhami, duke e transmetuar sulmin drejtpërdrejt në Facebook para se të arrestohej.
Në gusht të vitit të kaluar, ai u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë për lehtësimin e dënimit. Tarrant është personi i parë që merr dënim maksimal në Zelandën e Re.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...