Bosi meksikan i drogës, Rafael Caro Quintera, i cili është në listën e më të kërkuarve në SHBA, është arrestuar në shtetin perëndimor të Sinaloa, thotë marina meksikane.
Quintero, i cili akuzohet për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e një agjenti të zbatimit të drogës në SHBA në vitin 1985, u mbajt në qytetin Choix, transmeton portal arbresh.info
Marina tha se Quintero, 69 vjeç, u gjet në shkurre nga një qen i stërvitur posaçërisht i quajtur Max.
SHBA menjëherë ka kërkuar ekstradimin e tij.
Quintero ishte një nga tre anëtarët themelues të Kartelit të fuqishëm Guadalajara.
Ai kaloi 28 vjet në burg për vrasjen e ish-agjentit të Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA), Enrique Camarena.
Vrasja atëkohë tensioni marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Meksikës dhe më vonë u dramatizua edhe në serialin e Netflix Narcos:Mexico.
Në vitin 2013, një gjykatë në Meksikë shkurtoi dënimin 40-vjeçar për Quinteron dhe e liroi atë, duke vendosur se ai duhej të ishte gjykuar në një gjykatë dhe jo në një gjykatë federale.
Vendimi u rrëzua më vonë nga gjykata supreme e vendit – por Quintero tashmë ishte fshehur.
Zyrtarët amerikanë thanë ai iu kthy shpejt trafikut të drogës dhe Uashingtoni më pas ofroi 20 milion dollarë për çdo informacion që çonte në kapjen e tij.
Arrestimi i Quintero është simbolikisht i rëndësishëm edhe pse ai nuk konsiderohet më një figurë kryesore në trafikun ndërkombëtar të drogës./bbc/arbresh.info/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...